Drejtori i institutit KIPRED, Lulzim Peci, ka reaguar rreth zgjedhjes së Nenad Rashiqit, nënkryetar i Kuvendit. Ai ka vlerësuar se vendimi në fjalë do të sjellë pasoja për Kosovën.
I njëjti ka vlerësuar edhe se një e drejtë kushtetuese, e që është përfaqësimi i shumicës së komunitetit serb, është mohuar me të dyja këmbët, shkruan Gazeta Express.
Peci, në reagimin e tij ka deklaruar edhe se, në qoftë se vendimi i sotëm, nuk do të dërgohet në Kushtetuese, atëherë, siç ka deklaruar ai, do të do të krijohet një precedent, i cili sipas tij, do të ketë implikime te thella në demontimin tanimë të filluar te demokracisë parlamentare.
Postimi:
Vendimi i sotshem per zgjedhjen e nenkryetarit te Kuvendit nga komuniteti serb, do te kete pasoja per Kosoven.
Sot, nje nga te drejtat kushtetuese te perfaqesimit se shumices se komunitetit serb, gjegjesisht ajo e perfaqesimit ne Kryesine e Kuvendit ju mohua me te dyja kembet, pavaresisht se cfare mund te mendojme per Listen Serbe, derisa ajo eshte legale dhe legjitime.
Mos te harrojme se kjo e drejte nuk ju mohua shumices shqiptare, dhe per ata qe duhet me ju vizatuar, per kete arsye AAK nuk ka perfaqesues ne Kryesine e Kuvendit.
A mund ta mendoni situaten sikur kjo e drejte e perfaqesimit t’i mohohej permes votave VV-se dhe t’i jepet AAK-se. Ekuivalenti eshte i njejte, me votimin e sotshem per Rashiqin!
Nese ky vendim nuk dergohet ne Gjykaten Kushtetuese nga LS, do te krijohet nje precedent, i cili do te implikime te thella ne demontimin tanime te filluar te demokracise parlamentare, dhe me kete edhe lekundjen e themeleve te shtetit te Kosoves!
Logjika politike qe per “inati te rese (LS), le te me vdes djali (shteti) po e dergon vendin tone ne nje rruge ne te cilen jemi duke shkuar me vetedije! E kjo rruge nuk eshte e hajrit per cdo qytetar qe e konsideron veten patriot te Republikes se Kosoves!