Zgjedhja e Osmanit presidente|A mjafton vetëm qëndrimi në sallë për kuorum, apo duhet votuar patjetër - Gazeta Express
string(99) "zgjedhja-e-osmanit-presidentea-mjafton-vetem-qendrimi-ne-salle-per-kuorum-apo-duhet-votuar-patjeter"

Lajme

Valmire Maliqi Jashari

18/03/2021 16:06

Zgjedhja e Osmanit presidente|A mjafton vetëm qëndrimi në sallë për kuorum, apo duhet votuar patjetër

Lajme

Valmire Maliqi Jashari

18/03/2021 16:06

Lëvizja Vetëvendosje pa përkrahjen e ndonjërës prej partive të mëdha opozitare, LDK’së apo PDK’së, do ta ketë të vështirë që të zgjedhë Vjosa Osmanin në krye të shtetit. Nga PDK kanë thënë se s’kanë votë për Osmanin, derisa kreu i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka potencuar se s’duan president partiak.

Gazeta Express

Lexo Edhe:

Por, një prej çështjeve të shumë diskutuara është procesi i votimit. A mjafton vetëm qëndrimi në sallë në momentin kur votohet, apo duhet marrë pjesë edhe në votim për t’u konstatuar kuorumi prej 80 deputetëve.

Lidhur me këtë çështje për Gazetën Express ka folur Albert Krasniqi, i cili ka thënë se s’mjafton vetëm qëndrimi në sallë, por duhet marrë pjesë edhe në votim.

Albert Krasniqi nga Demokraci Plus ka thënë për Express, se për të nisur procedura e votimit të presidentit duhet të jenë së paku dy kandidatë.

“Për t’u votua presidenti dhe për të nisur procedura së pari duhet të plotësohet kushti që të jenë të paktën dy kandidatët që kanë siguruar nga 30 nënshkrime  të deputetëve për të mundur pastaj Kryesia e Kuvendit ta caktojë seancën në të cilën do të votohet për presidentin”, ka thënë ai.

Për sa i përket procedurës së votimit, Krasniqi theksoi se së paku 80 deputetë duhet të marrin pjesë në votim. Sipas tij nuk mjafton vetëm prezenca e tyre fizike në sallë, pasi që sipas tij po aq deputetë duhet të marrin pjesë edhe në procesin e votimit.

“Për të nisur procedurën e votimit duhet që të jenë të pranishëm të paktën 80 deputet dhe të votojnë të paktën 80 deputetë, për shkak se nëse votojnë më pak nuk mjafton vetëm prezenca fizike në sallë por duhet të jenë edhe në kuti të votimit 80 vota pavarësisht mënyrës se si do të votojnë ata për të mundur për tu konsumuar raundi i parë”, ka deklaruar ai.

Në të kundërtën sipas Krasniqit, në rast se në raundin e parë nuk marrin pjesë 80 deputetë në procesin e votimit, atëherë bllokohet procedura e votimit.

“Nëse në raundin e parë  merr 80 vota atëherë zgjidhet por nëse deputetët qëndrojnë në sallë dhe votojnë kundër  mundet të kalohet në raundin e dytë dhe në të tretë.. Pa u shtjerr raundi i parë për ti pasur deputet nuk mund të kalohet në raundin e dytë, bllokohet procedura e zgjedhjes së presidentit. Në momentin  kur nis nëse brenda afatit kushtetuese prej 60 ditësh nuk mund të zgjidhet presidenti atëherë shpërndahet Kuvendi”, ka deklaruar ai.

PDK-ja definitivisht u deklaruar se nuk e voton Osmanin për presidente dhe se as nuk merr pjesë në votim. Kësisoj, LVV-ja me Listën “Guxo”, nuk mund të llogarisin në votat e 19 deputetëve të kësaj partie, qofshin edhe kundër, për ta kaluar raundin e parë të votimit.

Edhe nga LDK-ja kanë deklaruar se presidenti i vendit duhet të jetë jopolitik. Bazuar në këtë nga kjo parti kanë thënë se nuk do të votojnë një president partiak. Por, vendimin se a do të qëndrojnë në sallë apo jo në momentin kur do të votohet presidenti, ky subjekt politik nuk e ka marr ende.

Edhe  nga AAK-ja janë deklaruar së fundmi rreth çështjes së votimit të presidentit. Kandidati për president nga kjo parti, Ramush Haradinaj, ka thënë se do të diskutojnë për secilën temë veç e veç, por që ende nuk dihet se si do të veprojnë ditën e votimit për shefin e ri të shtetit.

Zgjedhja e Presidentit bëhet me dy të tretat (2/3) e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit.  Nëse asnjëri kandidat nuk merr shumicën prej dy të tretave (2/3) në dy votimet e para, organizohet votimi i tretë në mes të dy kandidatëve të cilët kanë marrë numrin më të lartë të votave në votimin e dytë dhe kandidati që merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, zgjidhet President i Republikës së Kosovës.

Sipas Kushtetutës nëse në votimin e tretë, asnjëri kandidat nuk zgjidhet President i Republikës së Kosovës, shpërndahet Kuvendi dhe shpallen zgjedhjet e reja, të cilat duhet të mbahen brenda dyzet e pesë (45) ditësh.

Vjosa Osmani që ka garuar në zgjedhjet e 14 shkurtit në koalicion me LVV-në e Albin Kurtit ka marrëveshje parazgjedhore që e njëjta të jetë propozim i tyre për president të vendit.

Si u.d e presidentit ajo është emëruar që nga 5 nëntori i vitit 2020-të në ditën kur edhe ish-presidenti Hashim Thaçi dha dorëheqje për t’u nisur drejt Hagës pas konfirmimit të aktakuzës nga Specialja./GazetaExpress/