Zgjedhja e kryesuesit nga radhët VV'së në Fushë Kosovë, raportohet se ka votuar edhe Asamblisti i Listës Srpska - Gazeta Express
string(109) "zgjedhja-e-kryesuesit-nga-radhet-vvse-ne-fushe-kosove-raportohet-se-ka-votuar-edhe-asamblisti-i-listes-srpska"

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 21:57

Zgjedhja e kryesuesit nga radhët VV’së në Fushë Kosovë, raportohet se ka votuar edhe Asamblisti i Listës Srpska

Lajme

Gazeta Express

04/12/2025 21:57

Lëvizja Vetëvendosje në Fushë Kosovë arriti ta zgjedhë kryesuesin e Kuvendit Komunal në Fushë Kosovë.

Vlonjat Hasani i LVV’së kaloi me tri vota të PDK’së. Rrahim Terrnava, Ermal Dumani dhe Aida Alimi kanë votuar për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit Komunal nga radhët e LVV-së, bashkë me anëtarët e kryesisë.

Pro ka votuar edhe një asamblist i LDK’së.

Periskopi raporton se për hir të kuorumit ka votuar edhe Radoman Dodoreviq, asamblist nga radhët e Listës Serbe, ku ka futur votën e tij në kuti. Megjithatë, për shkak se vota ka shkuar me procedurë të fshehtë, nuk dihet nëse asamblisti nga Lista Serbe ka votuar pro apo kundër.

Kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje në këtë komunë kishte koalicion me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) si dhe në koalicion parazgjedhor me Partinë Demokratike të Ashkalinjëve të Kosovës (PDAK).

Advertisement
Advertisement
Advertisement