Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori i BE-së Gonzato takohet me kryetaren e KLP-së: Do ta ndjekim nga afër këtë proces - Gazeta Express
string(122) "zgjedhja-e-kreut-te-ri-te-spak-ambasadori-i-be-se-gonzato-takohet-me-kryetaren-e-klp-se-do-ta-ndjekim-nga-afer-kete-proces"

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 13:21

Zgjedhja e kreut të ri të SPAK, ambasadori i BE-së Gonzato takohet me kryetaren e KLP-së: Do ta ndjekim nga afër këtë proces

Shqiperi

Gazeta Express

10/09/2025 13:21

Në dhjetor të këtij viti, Prokuroria e Posaçme (SPAK) do të këtë një drejtues të ri, pasi Altin Dumanit, i mbaron mandati. Në lidhje me këtë, ambasadori i BE-së në vendin tonë Gonzato, u takua me kryetaren e KLP-së Mirela Bogdani, për të diskutuar në lidhje me këtë proces të rëndësishëm.

Në një postim në rrjetet sociale, zyra e BE-së në Tiranë, shkruan se do ta ndjekin nga afër procesin e zgjedhjes së kreut të ri të SPAK, teksa theksojnë se do të vazhdojnë të mbështesin  të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet.

“Një sistem drejtësie i besueshëm dhe i pavarur mbetet thelbësor për të forcuar besimin e qytetarëve dhe për të avancuar rrugën e Shqipërisë?? drejt Bashkimit Evropian.Ambasadori i BE-së Gonzato u takua me znj. Mirela Bogdani, Kryetare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), për të diskutuar punën në të ardhmen dhe momentet kyçe që priten, përfshirë përzgjedhjen dhe emërimin e Kreut të ri të SPAK. Delegacioni i BE-së do të ndjekë nga afër këtë proces, duke vazhduar njëkohësisht të mbështesë të gjithë sistemin gjyqësor në forcimin e pavarësisë, llogaridhënies dhe efikasitetit në të gjitha nivelet”, shkruan në reagim e BE-së në Shqipëri.

Ndërsa po ashtu nënvizohet se BE-ja do të vazhdojë të asistojë KLP-në me ekspertizën e tyre më të mirë, për të ndihmuar Shqipërinë që të përmbushë standardet e BE-së. “KLP ka një rol thelbësor në garantimin e procedurave transparente dhe të bazuara në meritë për ngritjet në detyrë, vlerësimet dhe standardet profesionale brenda sistemit të prokurorisë. Ne do të vazhdojmë të asistojmë KLP-në me ekspertizën tonë më të mirë për të ndihmuar Shqipërinë të përmbushë standardet e BE-së”.