Këshilli Politik ka rënë dakord me formulën e propozuar nga PD për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Dakordësia është arritur sipas formulës (së tretë) të propozuar nga opozita, por me ndryshimin që përfaqësuesit e opozitës nuk do të kenë të drejtën e vetos në komisionin e posaçëm parlamentar, i cili do të përzgjedhë kandidatët.
Ky përfaqësues do ketë të drejtën e vetos në procesin e përzgjedhjes së anëtarëve të KQZ. Formula e cila përfshin një përfaqësues të opozitës së bashkuar në Komisionin e Posacëm Parlamentar, do jetë si dispozitë kalimtare që do jetë vetëm për zgjedhjet e ardhshme.
Mbledhja e këshillit nisi në orën 17:00 dhe vijon ende. Pas arritjes së dakordësisë, palët vijojnë të diskutojjë, por tashmë në tryezë është çështja e votës së emigrantëve.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...