Zgjedh hotelin luksoz për pamjen e jashtëzakonshme, zbulon trupin e pajetë poshtë krevatit - Gazeta Express
string(89) "zgjedh-hotelin-luksoz-per-pamjen-e-jashtezakonshme-zbulon-trupin-e-pajete-poshte-krevatit"

Lajme

Gazeta Express

02/05/2023 12:22

Zgjedh hotelin luksoz për pamjen e jashtëzakonshme, zbulon trupin e pajetë poshtë krevatit

Lajme

Gazeta Express

02/05/2023 12:22

Një aventurë në Tibet rezultoi më shumë se e paharrueshme për një turist nga Kina, pasi policia zbuloi në dhomën e tij në një hotel luksoz trupin e pajetë të një personi që po dekompozohej.

Turisti ndjeu një erë të fortë në dhomën e hotelit dhe njoftoi stafin, i cili menjëherë i kërkoi falje dhe i ndryshoi dhomën.

Pas disa orësh ai u njoftua se poshtë krevatit që ai kishte fjetur për 3 orë, ishte gjetur trupi i pajetë i një personi. Më pas hetimet e thelluara, kishin çuar në arrestimin e një të dyshuari për këtë ngjarje.

Burri, i identifikuar nga mediat si Zhang, u largua të nesërmen nga Llasa, me shijen më të keqe të mundshme nga eksperienca e tij e pazakontë.

Ai tregon se kishte zgjedhur hotelin Guzang Shuhua Inn. për pamjen dhe luksin e tij, por tashmë ishte larguar me probleme të theksuara me gjumin.