Arsenali i falet dy zëvendësueve, Gabriel Martinellit dhe Leandro Trossardit për fitoren e madhe ndaj Athletic Club në Bilbao.
Skuadra e drejtuar fitoi në “San Mames” me shifrat prej 2-0, me golat e shënuar nga Martinelli dhe Trossard, teksa dyshja e asistuan njëri-tjetrin.
Pas një pjese të parë të barabartë, e cila u mbyll me shifrat prej 0-0.
Në të dytën, Arsenali ishte më serioz në sulmet e tij, të cilat nisin të japin fryt me futjen në lojë të Martinellit dhe Trossardit.
Belgu e asistoi brazilianin në golin e parë, i shënuar në minutën e 72-të.
E, në minutën e 87-të Martinelli ia ktheu borxhin Trossardit, duke e asistuar belgun në golin e 2-0.
Arsenali fitoi tri pikët e para në xhiron e parë të Ligës së Kampionëve në edicionin e ri./GazetaExpress/