Zëvendëspresidentja e Iranit infektohet me koronavirus - Gazeta Express
string(59) "zevendespresidentja-e-iranit-infektohet-nga-koronavirusi-85"

Gazeta Express

27/02/2020 15:49

Zëvendëspresidentja e Iranit infektohet me koronavirus

Gazeta Express

27/02/2020 15:49

Zëvendëspresidentja e Iranit është diagnostikuar me koronavirus, ka raportuar transmetuesi publik i shtetit

Masoumeh Ebteker është në mesin e 254 njerëzve të infektuar me koronavirus në shtetin e Lindjes së Mesme, ku 26 njerëz kanë vdekur nga shpërthimi i këtij virusi, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ajo njihet ndërkombëtarisht si përkthyese mes pengjeve të marra dhe rrëmbyesve të tyre në vitin 1979 në Tehran, kur u rrethua ambasada amerikane, që njihet si kriza diplomatike e 444 ditëve.

Në Iran janë shtuar 106 raste vetëm gjatë 24 orëve të fundit, ka njoftuar ministri iranian i Shëndetësisë të enjten. Pas Kinës, ku epidemia, Irani është shteti i dytë në botë me numrin më të madh të të prekurve nga koronavirusi.

Autoritetet iraniane kanë kërkuar që të anulohen lutjet e së premtes nëpër xhamitë e Tehranit.

Ditë më parmë mediat botërore, duke cituar mediat iraniane, se nga koronavirusi është prekur edhe zëvendësministri i Shëndetësisë. /Express/