Zëvendëspresidenti Vance thotë se SHBA-të nuk janë në luftë me Iranin - Gazeta Express
string(69) "zevendespresidenti-vance-thote-se-shba-te-nuk-jane-ne-lufte-me-iranin"

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 14:57

Zëvendëspresidenti Vance thotë se SHBA-të nuk janë në luftë me Iranin

Lajme

Gazeta Express

22/06/2025 14:57

Zëvendëspresidenti JD Vance dha një intervistë të shkurtër për NBC News në të cilën tha se “Shtetet e Bashkuara nuk janë në luftë me Iranin”.

“Ne jemi në luftë me ambiciet e tij bërthamore”, tha ai, duke shtuar se SHBA-të besojnë se e kanë “shkatërruar” programin bërthamor të Iranit, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Vance gjithashtu kundërshtoi disa nga kritikat ndaj Trump, duke thënë se “nuk është e vërtetë” që operacioni ishte jashtë autoritetit të tij presidencial – siç e vuri në dyshim më parë udhëheqësi demokrat i Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries.

Zëvendëspresidenti shtoi se SHBA-të dhe aleatët e saj tani do të punojnë për të çmontuar “përgjithmonë” programin bërthamor të Iranit.

Vance është planifikuar gjithashtu të shfaqet në një emision të ABC News më vonë këtë mëngjes.