string(89) "zevendespresidenti-amerikan-per-gazen-seshte-gjenocid-por-vuajtja-e-palestinezeve-me-prek"

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 17:47

Zëvendëspresidenti amerikan për Gazën: S’është gjenocid, por vuajtja e palestinezëve më prek

Lajme

Gazeta Express

09/06/2025 17:47

Zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka hedhur poshtë akuzat se Izraeli po kryen gjenocid në Gaza, por ka shprehur dhimbjen e tij për mungesën e ndjeshmërisë nga disa mbështetës të krahut të tij politik ndaj vuajtjeve të popullit palestinez.

“Shikoj këto video, shikoj këto pamje, dhe është vërtet zemërthyese,” ka thënë Vance gjatë një interviste me komedianin Theo Von në podcastin This Past Weekend.

Ai tutje ka shtuar se administrata Trump është duke u munduar të gjejë zgjidhje për “dy probleme njëherësh”.

“Nga njëra anë, ke palestinezë të pafajshëm — dhe gjithashtu pengje izraelite të pafajshme — që janë të zënë në këtë dhunë të tmerrshme që po ndodh tani. Po përpiqemi të dërgojmë sa më shumë ndihmë te këta njerëz,” ka thënë Vance, raporton The Times of Israel.

Gjatë intervistës, Theo Von e ka cilësuar situatën në Gaza “gjenocid” duke shprehur shqetësimin se SHBA është bashkëpërgjegjëse, pasi furnizon Izraelin me armë. Ndërsa, Vance është përgjigur me kujdes, duke refuzuar etiketimin.


“Ja pse nuk mendoj se është gjenocid. Nuk besoj se izraelitët po përpiqen me qëllim të hyjnë dhe të vrasin çdo palestinez,” ka thënë ai.

Ai tutje ka theksuar se administrata Trump është e angazhuar për të arritur një zgjidhje të konfliktit dhe është shprehur i zemëruar me disa zëra në kampin pro-Izrael dhe atë republikan që kanë kritikuar të dërguarin e posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për gjoja “mungesë mbështetjeje të mjaftueshme për Izraelin”.

Kujtojmë se, Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar të mbështesin një armëpushim të përhershëm, duke u përpjekur në vend të kësaj për një marrëveshje të përkohshme, që është refuzuar nga Hamasi si e pamjaftueshme – duke çuar në ngecjen aktuale të bisedimeve për lirimin e pengjeve.

aaaaa