string(67) "zevendesoi-ahmetajn-blendi-klosi-ne-vlore-si-drejtuesi-politik-i-ps"

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2022 13:52

Zëvendësoi Ahmetajn, Blendi Klosi në Vlorë si drejtuesi politik i PS

Shqiperi

Gazeta Express

04/10/2022 13:52

Pas përjashtimit të Arben Ahmetaj, Blendi Klosi ka marrë rolin e drejtuesit politik në qarkun Vlorë.

Ahmetaj nuk ka qenë prezent sot në Vlorë, ndërsa për të prezantuar para vlonjatëve, Blendi Klosin e ka shoqëruar Damian Gjiknuri.

Gjiknuri dhe Klosi në një prononcimpër mediat kanë thënë se ky pozicion është me rëndësi.

I pyetur për Ahmetajn, Gjiknuri ka thënë se ky është reformim, ku dikush ka punuar mirë dhe dikush tjetër jo.

“Në emër të fushatës po marrim rolet tona”, është shprehur Gjiknuri.

Më tej Klosi u pyet për postin e tij të ri, teksa u shpreh se PS ka arritur të jetë e suksseshme në Vlorë në periudhën post-tranzicionit pasi ka qenë e bashkuar.

“Për këdo socialist është një nder i madh të bësh jetën e partisë në Vlorë. Për të arritur të njëjtat rezultate që kjo parti ka arritur në periudhën post-tranzicionit. Partia ka dalë të jetë e suksesshme sepse ka qenë bashkë…Detyra jonë është që ne të jemi bashkë me qytetarët. Mos u përpiqni të ndani popullin..”, u shpreh Klosi./Gazeta Express