Zëvendësministrja e sportit e dënon dhunën në finalen e Superkupës, s’e përjashton ndalimin e tifozëve në palestra - Gazeta Express
string(112) "zevendesministrja-e-sportit-e-denon-dhunen-ne-finalen-e-superkupes-se-perjashton-ndalimin-e-tifozeve-ne-palestra"

Zëvendësministrja e sportit e dënon dhunën në finalen e Superkupës, s’e përjashton ndalimin e tifozëve në palestra

Basketboll

Gazeta Express

18/09/2023 10:09

Zëvendës-ministrja e Sportit, Daulina Osmani e ka dënuar fuqishëm dhunën e shfaqur mbrëmë në tribuna në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ajo i konsideroi si të papranueshëm incidentet që ndodhën në Suharekë në ndeshjen Trepça – Peja, me ç’rast u lëndua edhe gazetarja sportive, Ulpiana Emra, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

Ndër të tjera, Osmani ka paralajmëruar se njëri prej vendimeve mund të jetë edhe ndalimi i prezencës së tifozëve nëpër palestra për shkak të dhunës që po e shfaqin.

Ata që po i shkaktojnë këto probleme, shton ajo, duhet të japin përgjegjësi pranë organeve të rendit.

Ndeshja mes Trepçës dhe Pejës u ndërpre për një kohë derisa tifozët mitrovicas u larguan nga palestra, ndërsa në fund të takimit, duke dalë nga palestra incidente shkaktuan edhe tifozët e mllefosur dhe të mërzitur pejanë.

Më poshtë mund ta lexoni postimin e zëvendës-ministres së sportit, Daulina Osmani. /Gazeta Express/