Zëvendëskryeministri i parë, Bekim Sali, theksoi se forcimi i komunave është një nga elementet kyçe për zhvillimin e shtetit dhe përshpejtimin e rrugës drejt integrimit në Bashkimi Evropian.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale pas një ngjarjeje kushtuar bashkëpunimit ndërkomunal, Sali nënvizoi se reformat reale ndodhin në nivel lokal, aty ku qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt efektet e politikave publike.
“Komuna të forta do të thotë shtet më i fortë dhe integrim më i shpejtë evropian. Reformat ndodhin në nivel lokal – aty ku qytetarët i ndjejnë drejtpërdrejt rezultatet”, ka shkruar Sali.
Ai shtoi se forcimi i bashkëpunimit mes komunave sjell përmirësim të shërbimeve publike dhe rrit efikasitetin institucional, duke krijuar gjithashtu më shumë mundësi për qasje në fondet evropiane.
“Forcimi i bashkëpunimit mes komunave nënkupton shërbime më cilësore, efikasitet më të madh dhe më shumë qasje në fondet evropiane. Integrimi evropian fillon në komunat tona”, theksoi zëvendëskryeministri i parë.
tag_katrorimaqedoni_2
Rrjeti i pikave të Shell në Kosovë ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, pas kalimit në pronësi...