Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca e priti kreun e FFK-së, Agim Ademi, folën për ndeshjen me Sllovakinë - Gazeta Express
string(102) "zevendeskryeministri-glauk-konjufca-e-priti-kreun-e-ffk-se-agim-ademi-folen-per-ndeshjen-me-sllovakine"

Sport

Gazeta Express

16/03/2026 14:14

Zëvendëskryeministri Glauk Konjufca e priti kreun e FFK-së, Agim Ademi, folën për ndeshjen me Sllovakinë

Sport

Gazeta Express

16/03/2026 14:14

Zëvendëskryeministri i Parë dhe njëherësh ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca i ka pritur sot në zyrën e tij, kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, si dhe anëtarin e Komitetit Ekzekutiv të FFK-së, Samir Ujkani dhe menaxherin e ekipit kombëtar, Bajram Shala.

Gjatë takimit, këta të fundit e informuam Zëvendëskryeministrin për përgatitjet rreth ndeshjes së rëndësishme kundër Sllovakisë, në kuadër të “play-off”-it për Kupën e Botës 2026, si dhe për organizimin e udhëtimit të ekipit tonë drejt Bratisllavës.

“Ai na përgëzoi për rezultatet e arritura deri më tani, duke theksuar se puna ekipore dhe angazhimi i përbashkët kanë sjellë fitore të rëndësishme dhe e kanë përfaqësuar denjësisht vendin tonë në arenën ndërkombëtare. Gjithashtu vuri në pah se institucionet shtetërore do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme për ta mbështetur Kosovën në këtë rrugëtim historik. E falënderuam Zëvendëskryeministrin për pritjen e ngrohtë dhe për mbështetjen e vazhdueshme të institucioneve të Republikës së Kosovës ndaj ekipit tonë kombëtar në rrugëtimin tonë drejt realizimit të synimeve tona”, shkroi Ademi në rrjetet sociale. /Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement