ZËVENDËSIMI I VALVULËS MITRALE - Gazeta Express
string(30) "zevendesimi-i-valvules-mitrale"

ZËVENDËSIMI I VALVULËS MITRALE

Shneta

Gazeta Express

23/05/2021 13:36

Çfarë është valvula mitrale?

Valvula mitrale është ind i përbërë nga dy fletëza (e përparme dhe e pasme).

Lexo Edhe:

Valvula mitrale është një nga katër valvulat e zemres dhe qëndron në mes atriumit te majtë dhe ventrikulit të majtë.

Ajo ndihmon rrjedhjen e gjakut nëpër zemër dhe daljen jashtë saj për në organizëm.

Çfarë kupton zëvendësimi i valvulës mitrale?

Zëvendësimi i valvules mitrale është kirurgji e zëvendësimit të fletëzave të saj me protezë mekanike apo biologjike.

Kjo do të siguroj që gjaku të mund të lëviz në ventrikulin e majtë dhe pastaj jashtë zemres pa u sforcuar dhe stresuar zemra juaj.

Pse duhet të realizohet zëvendësimi i valvules mitrale?

Kjo procedurë duhet të realizohet kur valvula mitrale është jo-funksionale.

Riparimi kirurgjik i valvules mitrale është i shpeshtë, por nganjëherë duhet zëvendësimi i saj.

Në çfarë gjendje realizohet zëvendësimi i valvulës mitrale?

Stenoza (ngushtimi) i valvulës mitrale dhe infuficienca (lëshimi) i valvulës mitrale janë dy probleme të ndryshme që mund të kërkojnë zëvendësimin e valvules mitrale.

Çfarë nënkupton stenoza dhe insuficienca e valvules mitrale?

-Stenoza e valvules mitrale, valvula është e pamundur të hapet plotësisht, dhe pak gjak mund të lëviz nga atriumi i majtë në ventrikulin e majtë.

-Gjaku rrjedh mbrapa në atriumin e majtë në vend që të lëviz përpara në ventrikulin e majtë dhe aortë.

Cilat janë shkaqet e dëmtimit të valvulës mitrale?

Të dy sëmundjet stenoza dhe insuficienca e valvulës mitrale mund të vijnë si rezultat i moshës.

Shkaqet tjera të sëmundjeve valvulare janë:

*Sëmundjet iskemike të zemrës*Infeksioni i valvulave të zemrës

*Pamjaftueshmëria e zemrës

*Ethet reumatike

Çfarë simptomesh shfaq valvula mitrale kur humb funksionin?

Problemet me valvulën mitrale mund të manifestohen me mundim dhe frymëzënie.

Nëse këto simptome bëhen më të rënda, kirurgjia mund të jetë e domosdoshme.

Çfarë do të bisedoni me mjekun tuaj për zëvendësimin e valvules mitrale?

Kohën kur bëhet plani për kirurgji, ju dhe mjeku juaj do të vendosni çfarë lloj valvule do të jetë më e mira për ju.

Kirurgu juaj do të zëvendësoj valvulën tuaj me valvulë biologjike ose mekanike.

Valvulat biologjike janë të krijuara kryesisht nga derri, lopa apo indet e zemres së njeriut.

Valvulat biologjike nuk kanë qëndrueshmëri sikur ato mekanike.

Valvulat mekanike janë të ndërtuara nga njeriu. Nëse pranoni valvul mekanike, ju duhet të përdorni barna për hollimin e gjakut gjatë gjithë jetes.

Valvula mekanike gjithashtu ka risk për infeksion.

Si të përgatiteni për operacion kardiokirurgjik?

Bisedoni me mjekun tuaj se si të përgatituni për operim. Ju kujtoj që para operimit:

*Duhet të ndalni pirjen e duhanit para operimit.

*Mund t’ju duhet ti ndërprisni disa barna (mjekimet)para operimit.

Ndiqni instruksionet e mjekut tuaj nëse zakonisht përdorni barna që hollojnë gjakun siç janë varfarina.

*Do të duhet të hospitalizoheni një ose dy ditë para operimit.

Kohë kjo në të cilën do të bëni të gjithë analizat e duhura si dhe te bisedoni me mjekun tuaj rreth operacionit që do të kryeni.

*Analizat dhe tester para operimit janë si më poshtë:

-Rentgen i mushkërive

-EKG

-Analiza të gjakut

-Echo e zemres

-Koronarografia (të përjashtohet ose konfirmohet prania e sëmundjeve koronare)

Pamje nga operacioni të cilin Dr.Arbër Kutllovci ka realizuar me sukses zëvendësimin e valvules mitrale me valvulë biologjike tek pacienti i moshës 72 vjeçare.

Punoi:Dr.Arbër KUTLLOVCI

Mjek Specialist Kardiokirurg

Per me shumë informacion kontaktoni ne inbox ose ne numrat e telefonit 038 221 661 ose 049 513 513.

Spitali Amerikan,Përqafoje Jetën!

#spitaliamerikan#perqafojejeten

https://www.instagram.com/spitaliamerikanprishtine/?hl=en

https://www.facebook.com/SpitaliAmerikanKosove/