Zëvendësim i detyrueshëm te Kosova/ Largohet Paqarada, debuton Krasniqi
Sport
Gazeta Express
19/06/2023 21:12
Leart Paqarada nuk do të mund t’i ndihmojë në
vazhdim Kombëtares së Kosovës në ndeshjen ndaj Bjellorusisë.
Mbrojtësi i krahut të majtë u detyrua të
largohet nga fusha e lojës në minutën e 23-të, shkruan Gazeta Express.
Alain Giresse në vend të tij vendosi ta inkuadrojë
Ermal Krasniqin, i cili tani do të luajë në sulm – kurse Donat Rrudhani do të kthehet
në krahun e majtë.
Për Krasniqin është ky debutim zyrtar me fanellën e “Dardanëve”.