Zero trofe për Man Cityn në vitin 2025, a po fillon një cikël i ri për “Qytetarët”? - Gazeta Express
string(79) "zero-trofe-per-man-cityn-ne-vitin-2025-a-po-fillon-nje-cikel-i-ri-per-qytetaret"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2025 13:02

Zero trofe për Man Cityn në vitin 2025, a po fillon një cikël i ri për “Qytetarët”?

Futboll

Gazeta Express

01/07/2025 13:02

Manchester Cityt nuk i kishte ndodhur qe një kohë të gjatë që ta kalonte një vit pa fituar trofe.

“Citizens” dëshpëruan mbrëmë duke u eliminuar nga Botërori i Klubeve pasi u mposhtën me rezultat 3:4 nga Al Hilal në të tetën e finales.

Kështu, mori fund ëndrra për ta fituar së paku një trofe në vitin 2025, i cili, dorën në zemër, ishte mjaft dëshpërues për ekipin e Pep Guardiolës, shkruan “Gazeta Express”.

“Qytetarët” nuk arritën ta fitonin titullin e kampionit në Premierligë, ndërsa u eliminuan edhe në Ligën e Kampionëve.

Ndër të tjera, dështuan edhe në trofetë “më të vegjël” si FA Cup e Carabao Cup.

Edhe pse në janar City bëri revolucion duke sjell në ekip lojtarë të shtrenjtë si Omar Marmoush (75 milionë euro), Nico Gonzalez (60 milionë), Abdukodir Khusanov (40 milionë), Vitor Reis (37 milionë) e Juma Bah (6 milionë), ekipi i kaltër nuk arriti assesi të këndellej.

E së fundmi, ekipi nga Manchesteri u përforcua edhe me Rayan Cherki, Rayan Aït-Nouri e Tijjani Reijnders, por as kjo s’bëri punë pasi u eliminua nga Botërori i Klubeve.

Sidoqoftë, trajneri Guardiola e ka ndërmend t’i lë prapa krahëve këto dështime dhe sezonin 2025/26 e sheh si një pikë kthese për ekipin e tij, për t’i shijuar sukseset e viteve të kaluara, përjashto sezonin e fundit.

“Citizens” besojnë se po fillon një cikël i ri dhe ata besojnë në suksese, në Angli dhe në Evropë. /Gazeta Express