Zëri i Elitës dhe Gjikos feston ditëlindjen, ky është urimi i tyre për të - Gazeta Express

Zëri i Elitës dhe Gjikos feston ditëlindjen, ky është urimi i tyre për të

Ballina

Gazeta Express

20/02/2020 23:32

Dy emrat më të përfolur të vitit të kaluar, sidomos për martesën e tyre, Gjiko dhe Elita Rudi e kanë festuar ditëlindjen e djalit të tyre sonte, Zëri

Në një ditëlindje të organizuar, Gjiko dhe Elita kanë shpalosur pak nga një vjetori i Zërit derisa edhe kanë dhënë urimet e tyre për të birin.

“Urime ditëlindjen shpirt i shpirtit ♥️ Dashuria ndaj fëmijës tënd është e vetmja herë që ti e kupton, që fjalët janë shumë të vogla dhe s’kanë vlerë të madhe për të shprehur dashurinë që ndjen brenda vetes!! Të don nana dhe babi sa me ska!! E paq shëndetin e dashurinë gjithë jetën! Urime Zëri jone♥️”, ka shkruar në urimin e saj Elita.

Në anën tjetër Gjiko ka qenë më i shkurt në urimin e tij.

“Urime ditëlindjen Zëri Gjikolli edhe 100 tjera ?babi e mami shumë të dojnë ❤️”.

Kujtojmë se Gjiko ishte më aktiv vitin që e lamë pas në muzikë, për dallim nga Elita që i ishte përkushtuar më shumë kujdesit ndaj djalit. /GazetaExpress/