string(74) "zeri-i-atyre-qe-nuk-flasin-proteste-kunder-dhunes-ndaj-qeneve-ne-prishtine"

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 6:53

“Zëri i atyre që nuk flasin”, protestë kundër dhunës ndaj qenëve në Prishtinë

Lajme

Gazeta Express

10/06/2025 6:53

Të premten nga ora 12:00 është thirrur një protestë lidhur me dhunën ndaj qenëve.

Protesta vjen pas një postimi nga Fondacioni për të Drejtat e Kafshëve, i cili ka njoftuar se ka pranuar një video tronditëse që dokumenton një akt të rëndë dhune ndaj një qeni endacak, të kryer nga një punëtor i strehimores publike të Komunës së Prishtinës.

“Qentë po mbyten në mënyrë brutale. Ata nuk kanë askënd tjetër përveç nesh. Të premten në ora 12:00, a jeni të gatshëm të dilni te Komuna e Vjetër e Prishtinës për t’u bërë zëri i tyre?”, thuhet në reagimin e Agjenta Doçiq.