31 dhjetori në T7 edhe këtë vit është padyshim unik dhe i pakonkurrencë dhe do t’ju mbajë të mbërthyer para ekranit.
Me muzikë të pastër shqipe e çdo tingull live, nga ora 20:30, T7 ju shoqëron në ndërrimin e moteve me një program shumë të pasur artistik.
Siç është bërë traditë tashmë që nga viti i parë, T7 ka mbledhur në një vend emrat e njohur dhe zërat më të bukur të muzikës shqipe për të sjell pranë shikuesit shumë argëtim dhe festë.
Me autor Fatmir Spahiu dhe nën drejtimin e mjeshtrit Valton Beqiri, orkestra e përbërë nga instrumentistë të njohur do të rikthejë disa nga perlat e muzikës shqipe të interpretuara nga zërat e bukur të Shkurte Fejza, Corona, Nysret Muçiqi, Merita Spahiu, Selami Kolonja, Linda Hakaj, Riza Bytyqi, Veli Sahiti, Gresa Behluli, Ashikët, SH.K.A Përparimi, Majlinda Cikaqi, Kori Siparantum e shumë të tjerë.
Krahas muzikës së bukur shqipe, Programi Qendror Festiv i T7 sjell edhe komedinë “Ne këtu, ata atje”.
Nën autorësinë e Fatmir Spahiu dhe skenar të Astrit Kabashit, “Ne këtu, ata atje” ka mbledhur në një vend emrat më fantastik të komedisë shqiptare nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia.
Fatmir Spahiu, Fatos Kryeziu, Donat Qosja, Romir Zalla, Teuta Krasniqi, Qëndresa Jashari, e shumë të tjerë janë bërë bashkë për të sjell argëtim dhe të qeshura pafund në familjet shqiptare.
Një familje nga Shqipëria vendos që natën e ndërrimit të moteve ta presin tek miqtë e tyre në Kosovë, e gjithë fabula zhvillohet tek festa e përbashkët… pjesën tjetër e zbuloni sonte nga ora 21:45 në T7.