Emisioni “Favoriti i Europianit” vjen edhe sonte në shtëpitë e juaja me një panel fantastik.
Të ftuar në studion e “Favoritit” janë Ismet Munishi, Granit Begolli, Romak Zeqiri, Eroll Salihu, Artan Thaqi.
Gazetari sportiv, Romak Zeqiri ka komentuar Europianin në përgjithësi, duke zgjedhur edhe dështimet e tij të këtij kompeticioni.
“Kemi pritë ma shumë nga ky Europian. Franca dhe Italia janë dështimet e këtij kompeticioni. Edhe Anglia madje ka dëshpëruar me lojë por shkoi në finale, me stil italian, sepse janë lodhë me futboll të bukur e pa trofe”, tha ai.