Zeneli: Po na mungon instinkti me dhënë gol - Gazeta Express
string(42) "zeneli-po-na-mungon-instinkti-me-dhene-gol"

Gazeta Express

11/10/2020 23:06

Zeneli: Po na mungon instinkti me dhënë gol

Gazeta Express

11/10/2020 23:06

Anësori i Kosovës, Arbër Zeneli, ka folur për medie pas përfundimit të takimit me Slloveninë në kuadër të Ligës së Kombeve.

Kosova humbi ndeshjen 1-0 ndaj Sllovenisë ndërsa Zeneli luajti 90 minuta.

“Më është dukur që kemi luajtur shumë mirë por në fund nuk po e kemi instiktin me dhënë gol. Fati nuk është me neve për momentin. Nuk ka cfarë të them, jam i dëshpëruar. Jam gjithmonë i gatshëm të luajë për kombëtare. Jepi 100% cdo ndeshje, ndonjëherë nuk e do”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se Kosova mund të nxjerrë rezultat pozitiv në ndeshjen e radhës ndaj Sllovenisë.

“Normal që mundet. Jemi një ekip shumë i fort. Për momentin e kemi të vështirë. Duhet të kemi vetbesim dhe shkojmë në lojën tjetër”, ka thënë ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement