Zendeli dhe Misovski u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit - Gazeta Express
string(55) "zendeli-dhe-misovski-u-zgjodhen-nenkryetare-te-kuvendit"

Zendeli dhe Misovski u zgjodhën nënkryetarë të Kuvendit

Ballina

Gazeta Express

27/11/2020 12:47

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut, këtë pasdite në vazhdimin e seancës së 22-të, i zgjodhi deputetët Fadil Zendelin nga Lëvizja Besa dhje Goran Misovski nga PRSD-ja për nënkryetarë të Kuvendit.

VMRO-DPMNE-ja opozitare nuk propozoi nënkryetar të Kuvendit, ndërsa nuk kishte asnjë propozim nga Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa.

Lexo Edhe:

Deputeti Kastriot Rexhepi nga Lëvizja Besa, në seancë tha se këta janë dy deputetë me përvojë të pasur politike, të cilët mund ta kryejnë plotësisht këtë funksion të rëndësishëm.

Paraprakisht, në vazhdim të seancës së 21-të, pa debat në leximin e parë u miratuan 15 ligje.

Në korniza të seancës së 20-të, paraprakisht, Dobrilla Kacarska me 61 vota “për” u zgjodh për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese.

Në korniza të seancës së 22-të, para përcaktimit të rendit të ditës, deputetët me 61 vota “për”, pa asnjë abstenim apo kundër, vendosën të shqyrtojnë sipas procedurës së shkurtër Propozimin për plotësime në Rregulloren e punës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut, që duhet t’u mundësoj deputetëve që janë në izolim për shkak të testit pozitiv me Kovid-19 ose për shkak të kontaktit me një person me test pozitiv të jenë në gjendje të marrin pjesë në punën e Kuvendit nga distanca ose onlajn, të parashjtruar nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Ai tha se të gjithë ata që kanë vërejtje në Propozimin për plotësim në Rregulloren e Kuvendit, t’i paraqesin ato dhe njoftoi se si propozues do t’i shqyrtojë të gjitha vërejtjet dhe propozimet. Sipas Xhaferit, Propozimi, i cili është sipas procedurës së shkurtër, pas votimit për nevojën e miratimit, duhet të kalojë në Komision, e pastaj të kthehet për t’u votuar në seancë plenare.

Në seancat e sotme të Kuvendit, nuk morën pjesë deputetë nga VMRO-DPMNE-ja.