Sonte në Pressing diskutohet për betejën politike të 28 dhjetorit, mënyrën e partive për ta fituar elektoratin dhe gjuhën e ashpër që ka nisur ende pa nisur zyrtarisht fushata. Në studio janë deputeti i PDK, Rashit Qalaj, Aferdita Maliqi, Dibran Hoxha, Viktor Buzhala e Nexhmedin Spahiu.
Qalaj u pyet lidhur me akuzat e VV’së drejtuar PDK’së se po rreshtohet krah Listës Serbe. Ai tha se deklarime të tilla ofenduese ndaj deputetëve të Kuvendit, mes tyre ish-ushtarë të UÇK-së dhe familjarë dëshmorësh, mund t’i bëjë vetëm dikush “me zemër të prishur”.
“Një njeri duhet me pas shumë zemrën e prisht, të zezë krejt, që me bë komente të tilla me fotorafi të deputetëve në Parlamentin e Kosovës dhe duke pas parasysh që në Parlament nga të gjitha partitë politike kemi aktivistë të ndryshëm që kanë marrë pjesë në etapa të rëndësishme të historisë së këtij vendi, kemi luftëtarë të UCK, kemi familjarë të dëshmorëve, dhe ti fyesh në atë mënyr mendoj që është shumë e dëmshme”.
Ai theksoi se PDK më 28 dhjetor do të zhvillojë një fushatë të qetë dhe pa fyerje.
“PDK do të jetë partia e cila do të bëjë një fushatë civilizuese, do të bëj përpjekje që të jetë unifikuese, dhe do ta bëj fushatën në mënyrë më të mirë të mundshme, pa fyer askënd”, tha ai.