Zemra mal! Ariana Grande publikon albumin e ri dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar - Gazeta Express
string(91) "zemra-mal-ariana-grande-publikon-albumin-e-ri-dhe-pjese-e-tij-eshte-edhe-kengetari-shqiptar"

Gazeta Express

30/10/2020 14:45

Zemra mal! Ariana Grande publikon albumin e ri dhe pjesë e tij është edhe këngëtari shqiptar

Gazeta Express

30/10/2020 14:45

Albert Stanaj, është njëri ndër këngëtarët me origjinë shqiptare po qe ka spikatur në tregun e huaj.

Ai në fillimet e tij  filloi të pëlqehej shumë nga publiku, kjo për shkak zërit të tij unik, stilit të tij të vëçantë dhe baladave që vetëm Stanaj dinte t’i bënte.

Lexo Edhe:

Kur përmendet Stanaj kujtojmë baladat që edhe sot kur ndëgjohen të përcjellin po ato emocione si në fillim, ato janë: “Romantic” dhe “Ain’t love strange”  kjo vlen të theksohet sepse këto dy këngë bënë që edhe këngëtari Stanaj të merrte famën që po gëzon sot.

Stanaj ka kohë që po i mungon tregut muzikor, por megjithatë këngëtari kishte premtuar se ai do të kthehej shumë shpejtë fuqishëm.

Kjo gjë edhe ndodhi, përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram ai ka treguar se ka një bashkëpunuar me këngëtaren me famë botërore Ariana Grande për albumin e saj të ri “Positions” që ka dal në treg vetëm disa orë më parë.

Ai ka shkruar tekstin e njërës prej këngëve të albumit dhe si duket ky është një hap shumë i rëndësishëm për këngëtarin.

Ju thash që kam qëndruar në qetësi. Jam me të vërtetë shumë mirënjohës për shoqërinë që kam me Ariana Granden. Thellësisht mirënjohës që jam pjesë e këtij regjistrimi. Për të gjithë ata që janë pranë meje, faleminderit. Tani kemi shumë këngë rrugës. Koha për t’ia dalë,” ka përfunduar këngëtari./Gazeta Express/

View this post on Instagram

? positions (the album) is out now ?

A post shared by Ariana Grande (@arianagrande) on