"Zemra ime është e copëtuar", bashkëshorja e Flamur Beqirit përlot me dedikimin në ditën e tij të lindjes - Gazeta Express
string(102) "zemra-ime-eshte-e-copetuar-bashkeshorja-e-flamur-beqirit-perlot-me-dedikimin-ne-diten-e-tij-te-lindjes"

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 12:04

“Zemra ime është e copëtuar”, bashkëshorja e Flamur Beqirit përlot me dedikimin në ditën e tij të lindjes

Lajme

Gazeta Express

23/02/2021 12:04

Sot shqiptari i ekzekutuar në Londër dy vite më parë, Flamur (Alex) Beqiri do të festonte ditën e lindjes.

E pikërisht në këtë datë kur vitet e shkuara festonin, këtë vit bashkëshortja e të ndjerit, Debora ka kujtuar të shoqin duke ndarë momentet më të bukura me të.

Lexo Edhe:

“Më mungon buzëqeshja e tij”, shkruan ajo krahas njërës prej fotove të publikuara në Instagram.

Në një foto tjetër, Debora shkruan: “Gëzuar ditëlindjen dashuri! Zemra ime është e copëtuar sot. Më mungon shumë”.

Kujtojmë se Flamur Beqiri u qëllua pas shpine në momentin që po hynte në shtëpi në prag të Krishtlindjes, mbrëmjen e 24 dhjetorit të vitit 2019.

Beqiri së bashku me familjen e tij bënte një jetë luksoze. Ai ishte producent, ndërsa gruaja e tij Debora shihej me personazhe VIP shpesh herë.