Armend Zemaj nga LDK tha se ai e sheh si aksidentale zgjedhjen e djeshme të Kryeparlamentarit, Dimal Basha. Ai tha gjithashtu se kjo nunk ishte as vullnet i tij që të ishte i përzgjedhur si kandidat për kryeparlamentar.
“Nga ajo që unë e kam pa dhe e kam vërejt si pjesë e votimit sepse ne kishim katër kandidatë të tjerë dhe ky ishte i pesti me radhë dhe vetë mënyra e prezentimit tregon se sa serioz është një subjekt politik kur e propozon dikë edhe për kandidatët e tjerë ka pasë më shumë tallje dhe ironi sesa një seriozitet ose një kërkesë për një bashkëpunim për një parti që ishin të gatshëm për votim” u shpreh më tutje Zemaj./Gazeta10