Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se shpresat për të pasur ndonjë ndryshim në seancën e orës 22:00 janë të pakta, shkruan Express.
“S’është vonë asnjëherë për të konstituar Kuvendin. Por shpresat janë të vogla”, ka thënë Zemaj.
Ai ka thënë se s’kanë dëgjuar që ka ndonjë marrëveshje mes VV-së e NISMA-s, por shton se kanë dëgjuar që ka presion ndaj disa partive minoritare.
“S’ka diçka në mes të NISMAs dhe VV-së, por kemi dëgjuar që ka një presion ndaj partive minoritare”, ka deklaruar Zemaj./Express/