Zemaj: Vendimin për barnat s'e anulova për shkak të presionit nga publiku - Gazeta Express
string(71) "zemaj-vendimin-per-barnat-se-anulova-per-shkak-te-presionit-nga-publiku"

Zemaj: Vendimin për barnat s’e anulova për shkak të presionit nga publiku

Gazeta Express

05/08/2020 21:26

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur për vendimin që mori për shfuqizimin e vendimit administrativ për rregullimin e çmimit të barnave, të cilin pastaj e anuloi.

Zemaj ka treguar pse e anuloi vendimin rreth shitjes së barnave në vendin tonë, për çka u kritikua me të madhe.

Lexo Edhe:

“E anulova vendimin sepse nuk gjeta mbështetje tek Oda e Farmacistëve. Anulimi i këtij vendimi tregon se mbete në fuqi udhëzimi administrativ”, ka thënë ai në Rtv Dukagjini.

Zemaj ka mohuar se anulimi i vendimit ka ardhur pas presionit nga publiku.

“Unë iu nënshtrona vetëm presioneve të Qeverisë. Sa për presione e shantazhe, krejt bota të çohej, se nuk e kisha anuluar”, është shprehur ai.