Zemaj takon përfaqësuesin e SHBA në NATO, diskutojnë për çështjet urgjente të sigurisë në rajon dhe stabilitetin e Kosovës - Gazeta Express
string(121) "zemaj-takon-perfaqesuesin-e-shba-ne-nato-diskutojne-per-ceshtjet-urgjente-te-sigurise-ne-rajon-dhe-stabilitetin-e-kosoves"

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 16:49

Zemaj takon përfaqësuesin e SHBA në NATO, diskutojnë për çështjet urgjente të sigurisë në rajon dhe stabilitetin e Kosovës

Lajme

Gazeta Express

27/02/2025 16:49

Ambasadori i Kosovës për raporte me NATO-n, Astrit Zemaj, ka njoftuar sot se është takuar në Bruksel me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, Scott Oudkirk, raporton Express.

Zemaj ka thënë se kanë pasur një bisedë të thellë, ku kanë folur për çështjet urgjente që lidhen me sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit për një paqe afatgjate, siguri dhe stabilitet në Kosovë dhe rajon.

“Trajtuam shqetësimet urgjente të sigurisë në Ballkanin Perëndimor, diskutuam mënyrat për të thelluar bashkëpunimin tonë dhe i dhamë përparësi paqes, sigurisë dhe stabilitetit të qëndrueshëm në Kosovë dhe rajon”, ka shkruar Zemaj.

Advertisement
Advertisement
Advertisement