Zemaj: Respektojini masat që të mos kthehemi prapa - Gazeta Express
string(47) "zemaj-respektoni-masat-qe-te-mos-kthehemi-prapa"

Zemaj: Respektojini masat që të mos kthehemi prapa

Gazeta Express

29/06/2020 14:37

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media tha se shtimi i rasteve me COVID-19 në vend është si pasojë e mosrespektimit të masave

“Jemi në fazën e tretë të hapjes graduale ekonomike, shumica e veprimtarive janë lejuar. Kjo ka ndikuar në shtimin e rasteve pozitive me COVID-19. Nuk mund të thuhet që ishte e papritur, por për fat të keq ka rezultuar me rritje të numrit të të infektuarve që kërkojnë tretman mjekësor në Klinikën Infektive. Kjo është si pasojë e mosrespektimit të masave, nga bizneset dhe qytetarët”, tha Zemaj.

Lexo Edhe:

Zemaj shtoi se nëse në mbledhjen e sotme është kërkuar nga institucionet relevante që të zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së dhe MSh-së, për të mos pasur kthim të masave të mëparme.

“Nëse hapja e veprimtarive nuk shoqërohet me rritje të përgjegjësisë në zbatimin e masave, do të shtrohet dilema se a ia vlen hapja e mëtejme dhe marrja e masave”, tha Zemaj.

“Kërkuam nga institucionet relevante për menaxhimin e pandemisë që janë caktuar nga IKSHPK e MSh, dhe janë bërë obligative nga Qeveria e Kosovës, duhet të zbatohen, përndryshe do të kemi konsekuenca të tjera, të cilat mund të kthehemi prapa, atë që nuk e dëshirojmë”, ka thënë Zemaj. /Express/