Zemaj: Pozita nuk po e lejon opozitën të flasë në Kuvend - Gazeta Express
string(55) "zemaj-pozita-nuk-po-e-lejon-opoziten-te-flase-ne-kuvend"

Lajme

Gazeta Express

27/05/2021 12:34

Zemaj: Pozita nuk po e lejon opozitën të flasë në Kuvend

Lajme

Gazeta Express

27/05/2021 12:34

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka thënë se pozita nuk është duke lejuar të dëgjohet zëri i opozitës, kjo sipas tij është duke u tentuar të bëhet me anë ndalimit të fjalës në Kuvendin e Kosovës.

Zemaj në seancën e sotme të Kuvendit ka deklaruar se kjo u bë nga nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci, duke shtuar se nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të flasin për Agjencinë Kosovare të Privatizimit dhe për Autoritetin Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Lexo Edhe:

“Po tentohet që me strategji nga që zëri i opozitës, zëri i deputetëve të mos dëgjohet në temat që janë shumë të rëndësishme. Me anë të rregullores së Kuvendit pretendohet të ruhet pavarësia kushtetuese, duhet të respektohet kjo rregullore nga ju”, ka thënë Zemaj.

Zemaj tha se kryesuesja e seancës, Saranda Bogujevci, nuk i ka lejuar deputetët e opozitës të flasin, pavarësisht rregullores së Kuvendit.

“Nënkryetarja e Kuvendit sot nuk e lejoi fjalën sipas rregullores që neve na takon të flasim. Pavarësisht temës çdo deputet ka të drejtë të diskutojë , ne po kërkonim në rend të ditës të futen diskutimet edhe për bordet e AKP-së dhe ARKEP-it”, ka thënë Zemaj.