Zemaj për Zgjedhjet: Ndalohen tubimet për fushatë, nuk do të tolerohet askush - Gazeta Express

Zemaj për Zgjedhjet: Ndalohen tubimet për fushatë, nuk do të tolerohet askush

Gazeta Express

24/10/2020 12:54

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka mbledhur sot Bordin Këshilldhënës për të diskutuar mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë komunash në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut.

Zemaj ka thënë se në ditën e zgjedhjeve duhet të respektohet masat kurse tubimet janë të ndaluara, raporton Gazeta Express.

“Edhe në kohë fushatë, por edhe çdo ditë tjetër deri sa jemi në kohë pandemi tubimet dhe grumbullimet janë të ndaluara, andaj në organizime të tilla, ku rrezikohet shëndeti publik, gjithsesi duhet të veprohet sipas vendimeve në fuqi dhe nuk duhet të ketë tolerime për askënd”, ka thënë ai.

Ministri i Shëndetësisë ka thënë poashtu se ditëve në vijim do të dalin me rekomandime për KQZ’në për mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve të 29 nëntorit.

“Ndërsa në ditët në vijim, bashkë me IKSHPK-në do të dalim edhe më hapa konkret për ti rekomanduar KQZ-së mënyrën e mbajtjes së zgjedhjeve.”, ka thënë Zemaj.