Zemaj për vdekjet e pacientëve me COVID-19: Prokuroria do të tregojë se a ka elemente të veprës penale - Gazeta Express
string(101) "zemaj-per-vdekjet-e-pacienteve-me-covid-19-prokuroria-do-te-tregoje-se-a-ka-elemente-te-vepres-penale"

Zemaj për vdekjet e pacientëve me COVID-19: Prokuroria do të tregojë se a ka elemente të veprës penale

Gazeta Express

07/07/2020 13:24

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media, ka folur për vdekjet e së dielës nga Covid-19, në Klinikën Infektive.

Ai ka thënë se janë duke pritur që Prokuroria të dalë me një raport final dhe të shihet nëse ka elemente të veprës penale.

Lexo Edhe:

“Prokuroria të dalë me raport konkret të njoftojnë ministrin dhe të dalë me raport konkret se a ka vepër penale apo jo”, ka thënë Zemaj.

Ai, po ashtu, ka thënë se menaxhimi i pandemisë është në koordinim të plotë me të gjitha institucionet e Kosovës.

“Mendoj që duhet t’i shikoni në aspekt prej fillimit të pandemisë në të cilën gjendemi ne dhe gjithë globi. Dallon. Mos bëni krahasime mes kohëve dhe as mes individëve, më së pakti jam i interesuar që të merrem me atë pjesë. Menaxhimi është në koordinim të plotë më të gjitha institucionet. Me vendimi e ri të Qeverisë kemi kërkuar riaktivizim të plotë. Të gjitha shtabet emergjente të komunave janë deklaruar se do të respektojnë vendimet”, ka thënë Zemaj.

“IKSHPK po mundohet t’i menaxhojë kërkesa. Ne jemi në mbështetje të plotë për çka do që kanë nevojë. Pjesën profesionale dhe menaxhimit të brendshëm ju lutem ta kuptoni. Arsyet për neglizhencë nuk ekzistojnë, arsyet janë shtimi i kapaciteteve”, tha ai.

Zemaj tha se vendimi i Bordit të SHSKUK-së, është për t’u përshëndetur, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të bëhen të ditura edhe veprimet tjera.

“Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu duhet të përshëndetet, ndërsa në ditët në vazhdim do të bëjmë të ditur edhe veprimet e tjera”, ka thënë Zemaj.

Ai tutje u deklarua edhe për atë se çfarë ndodhi para dy ditëve në QKUK, ku u shënua një numër i madh i vdekjeve si pasojë e infektimit me koronavirus, vdekje këto të cilat vazhdojnë të jenë të dyshimta.

Për këtë Zemaj tha se nuk ngatërrohet në punët e Prokurorisë së Shtetit, duke kërkuar prej tyre që të dalin sa më shpejt me një raport konkret në lidhje me këtë rast.

“Unë nuk përzihem në punët e prokurorisë, ajo që kërkoj prej tyre është që ata të dalin sa më shpejt me një raport konkret që të na informojnë të gjithë neve në lidhje me atë se çfarë ka ndodhur”, ka thënë Zemaj.