string(66) "zemaj-per-pagat-e-deputeteve-nuk-vendosi-une-eshte-ceshtje-ligjore"

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 11:26

Zemaj për pagat e deputetëve: Nuk vendosi unë, është çështje ligjore

Lajme

Gazeta Express

31/05/2025 11:26

Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka komentuar pas dështimit të seancës konstituive edhe çështjen e pagave të deputetëve, pas kritikave për pagesat prej 1,500 eurosh në kohë bllokade institucionale.

“Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna po bëhet, seancat thirren sipas rregullores. Deputetët kanë detyrim të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë qytetarët, kjo është përgjegjësi kushtetuese,” u shpreh Zemaj.

Ai theksoi se përkundër mungesës së vendimmarrjes, prania në Kuvend është detyrë që po përmbushet nga shumica e deputetëve./EO/