Zemaj për ndaljen e rrogave: Regjimi i kuq po ua ndal bukën e gojës mësuesve - Gazeta Express
string(75) "zemaj-per-ndaljen-e-rrogave-regjimi-i-kuq-po-ua-ndal-buken-e-gojes-mesuesve"

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:00

Zemaj për ndaljen e rrogave: Regjimi i kuq po ua ndal bukën e gojës mësuesve

Lajme

Gazeta Express

03/10/2022 17:00

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Armend Zemaj, ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës njoftoi se mësimdhënësit që mbajtën grevë nuk do t’u dalin pagat e shtatorit.

Zemaj tha se me këtë rast atyre iu është ndaluar buka e gojës, ndërsa pushtetin e Kryeministrit Albin Kurti, ai e ka quajtur “regjimi i kuq”.

Lexo Edhe:

“Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës. Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me ç’rregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës”, ka shkruar Zemaj.

Shkrimi i plotë:

Regjimi i kuq, injorues, dështues dhe dënues.

Sot, për herë të parë në Kosovën e lirë, regjimi i kuq i dënoi mësimdhënësit grevist me ndalje të pagës.
Në vend të urimit për një fillim të mbarë të vitit shkollor, edhe pse të vonuar pikërisht nga qeverisja e paaftë dhe grindavece, mësuesit po privohen nga të drejtat e tyre elementare, ngase po iu ndalet buka e gojës.
Regjimi i kuq; nxënësit i dënoi me humbje të mësimit, prindërit me ç’rregullim të organizimit familjar, ndërsa mësuesit me ndalje të bukës së gojës.

Regjimi i kuq nuk është zgjidhje, sepse për krejt është i padrejtë.