Zemaj flet për rastin ku kufoma qëndroi në dhomë për disa orë - Gazeta Express
string(81) "zemaj-per-kufomenn-qe-qendroi-ne-dhome-per-disa-ore-eshte-pergjegjesi-e-shskuk-se"

Zemaj flet për rastin ku kufoma qëndroi në dhomë për disa orë

Gazeta Express

14/09/2020 17:17

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur sot rreth rastit që ndodhi të dielën në Klinikën e Pulmologjisë, ku një kufomë ka qëndruar për disa orë në mesin e pacientëve

Zemaj ka thënë se kjo është kompetencë e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës si

Lexo Edhe:

I pyetur nëse kanë nisur hetimet lidhur me këtë rast, ai tha se kjo është kompetencë e ShSKUK-së dhe Inspektoratit Shëndetësor

“Sigurisht se çdo rast që është shqetësues duhet të trajtohet nga institucionet relevante. Për këtë arsye janë inspektoratet brendave institucioneve të shëndetësisë dhe është kompetencë e SHSKUK-së, të trajtojë diçka nëse është me urgjencë”, tha Zemaj.

Rastin të dielën e ka lajmëruar një qytetar përmes rrjetit social Facebook.

Ai ka publikuar fotografi të dhomës ku shihej kufoma në shtrat, e në të njëjtën dhomë gjendeshin pacientë të tjerë.

Trupi i vdekur kishte qëndruar aty për më shumë se shtatë orë.