Zemaj e pezulloi, ish-sekretari i MSH-së betohet se punën e ka kryer dinjitetshëm - Gazeta Express
string(80) "zemaj-e-pezulloi-ish-sekretari-i-msh-se-betohet-se-punen-e-ka-kryer-dinjitetshem"

Gazeta Express

15/07/2020 10:03

Zemaj e pezulloi, ish-sekretari i MSH-së betohet se punën e ka kryer dinjitetshëm

Gazeta Express

15/07/2020 10:03

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, të premten që e lamë pas, e ka pezulluar sekretarin e kësaj Ministrie, Naim Bardiqi.

Në vendimin e nënshkruar nga ministri Zemaj, sekretari Bardiqi është përgjegjës për monitorim jo të duhur të proceseve të brendshme në Ministri duke e arsyetuar vendimin e tij se në MSH ka pasur monitorim të dobët të procesit të prokurimit, dështim në sigurimin e zbatimit të ligjit, proceseve të parregullta të avancimeve e gradimeve brenda këtij institucioni.

Lexo Edhe:

Por, gati një javë pas pezullimit të tij, Bardiqi ka thënë se punën e tij e ka kryer dinjitetshëm, me përkushtim etik, profesional e moral.

Ky është postimi i plotë i Bardiqit:

Të nderuar miq, dashamirë, familjarë ju njoftoj se më datë 10.07.2020 jam pezulluar nga puna si Sekretari i përgjithshëm në Ministrinë e shëndetësisë.

Ju siguroj dhe betohem se punën e kam bërë DINJITETSHëM dhe përkushtim etik, moral e profesional!

Ju jam shumë mirënjohës për mesazhet tuaja.

Do e vecoj nje mesazh (sms në telefon) të një miku të cilin e cmoj shumë lart dhe me PëRULJE:

“Përshëndetje doktor, Së pari uroj të jesh mirë ti dhe familja. Së dyti jam thell i zhgënjyer me largimin tuaj nga ajo pozitë, për mua është si ta largosh uahstarin ma të mirë nga vija a frontit, po besoj se i kanë vrarë shpresat për shumëkend, dhe po ja vrave shpresat njeriut ai mbetet pa vlerë… Zoti të dhashtë shëndetin dhe qetësinë, sepse për cdo gjë ka një zgjedhje- kur mbyllet një derë, hapet një tjetër… Shpirtërisht dhe mendërisht afër teje… “