Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është deklaruar para vazhdimit të radhës së seancës për konstitumin e Kuvendit, duke thënë se nëse nuk ka bashkëpunim atëherë ky subjekt politik ka do të ndjek ‘‘elementet demokratike dhe kushtetuese’’, shkruan Gazeta Express.
Ai ka deklaruar edhe se LDK vazhdon ta mbështesë propozimin e saj për qeveri kalimtare dhe se ka paralajmëruar se shumë shpejt do të dalin edhe me propozime konkrete.
‘‘Andaj sa më shpejt që ka thirrje të ndërgjegjes së zotit Kurti dhe të tjerëve, që ta kemi konstitumin e Kuvendit, dhe të kemi institucionet e reja, në fund të fundit, kur njerëzit nuk bashkëpunojnë atëherë janë elementet demokratike dhe kushtetuese që ne duhet tu japim zgjidhje. LDK e mbështet propozimin e saj për qeveri kalimtare, do të dalim me propozime konkrete se cilat janë pikat që mund të fillojë dhe mund të përfundojë në afat të shkurt’’, ka deklaruar ai.
Zemaj ka komentuar edhe protestën e bizneseve për çështjen e tregut të lirë të energjisë, duke thënë se ‘‘dyshohet se mafia energjetike i ka fut duart thellë në buxhetin e Kosovës’’.
I njëjti ka deklaruar edhe se protesta duhet të jetë më e madhe, dhe se, LDK do të bëhet pjesë e protestës nëse kanë ftesë.
‘‘Bizneset janë duke u përballë jo vetëm me shtrenjtimin por edhe me këtë keq planifikimit të tregut të energjisë elektrike, ajo çka kemi pa, dyshohet se mafia energjetike i ka fut duart thellë në buxhetin e Kosovës, dhe taksat e qytetarëve, por më së shumti në xhepin e varfër të qytetarëve. Mendoj që protesta duhet të jetë më e madhe edhe nga pjesa politike dhe nga gjithë të tjerët që të mos lejohet që të zhvatet buxheti i Kosovës. Po nëse ftohemi do të marrim pjesë, sepse ju i keni pa faturat e fundit i prekin edhe ekonomitë familjare, dhe sigurisht vjeshta dhe dimri do të jenë tepër të papërballueshme’’, ka thënë ai. /GazetaExpress