Zemaj aksion me Policinë e Inspektoratin - Mbyllin lokalet që s’respektuan masat në Prizren - Gazeta Express
string(88) "zemaj-aksion-me-policine-e-inspektoratin-mbyllin-lokalet-qe-srespektuan-masat-ne-prizren"

Zemaj aksion me Policinë e Inspektoratin – Mbyllin lokalet që s’respektuan masat në Prizren

Gazeta Express

25/10/2020 9:34

Një aksion është zhvilluar në orët e mesnatës në Prizren, ku ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, bashkë me Inspektoratin dhe Policinë e Kosovës kanë mbikëqyrur respektimin e masave anti-Covid atje, raporton Express

Gjatë kontrollit të mbrëmshëm, është hasur në mosrespektim të masave në disa prej lokaleve në qendër të Prizrenit.

Lexo Edhe:

Madje në një prej lokaleve po organizohej mbrëmje muzikore, me rreth 1 mijë persona të ftuar.

Si pasojë, lokalet që nuk kanë respektuar masat janë mbyllur, ndërsa pronarët e tyre janë gjobitur.

Foto nga aksioni i mbrëmshëm: