Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë se ka pasur një “bisedë produktive” me presidentin amerikan Donald Trump këtë pasdite, ku kanë diskutuar mënyrat për të përfunduar luftën me Rusinë.
Duke e falënderuar disa herë Trump-in për mbështetjen e tij, Zelenskyy është shprehur se ishte “me të vërtetë e domosdoshme që vrasjet të ndaleshin sa më shpejt,” duke shtuar se kjo mund të kishte ndodhur tashmë “po të mos e kishte zvarritur Rusia.”
Presidenti ukrainas përmes një postimi në X, tha poashtu se të dy liderët vunë në dukje se “rusët kanë rritur ashpërsinë e sulmeve” dhe shtoi se Trump ishte “plotësisht i informuar” për situatën.
“Sigurisht, folëm edhe për sanksionet ndaj Rusisë. Ekonomia e tyre vazhdon të bjerë, dhe për këtë arsye Moska është kaq e vëmendshme ndaj këtij aspekti dhe vendosmërisë së Presidentit Trump. Kjo mund të ndryshojë shumë gjëra,” ka thënë tutje ai.
Zelenskyy tha gjithashtu se me Trump kanë diskutuar shkurtimisht për paketat e ndihmës evropiane për Ukrainën që u konfirmuan nga Holanda mbrëmë dhe nga tre vendet nordike sot, duke shtuar se “ky bashkëpunim me NATO-n do të vazhdojë.”
Ai gjithashtu deklaroi se Ukraina ka përgatitur një projekt-marrëveshje për dronë me SHBA-në dhe është e gatshme “ta diskutojë në detaje dhe ta përfundojë atë.”
Axians, marka e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit e VINCI Energies, hapi vendndodhjen e saj të sapo ndërtuar në...