string(72) "zelensky-uron-kancelarin-merz-dora-juaj-ndihmese-ka-shpetuar-mijera-jete"

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:52

Zelensky uron kancelarin Merz: Dora juaj ndihmëse, ka shpëtuar mijëra jetë

Lajme

Gazeta Express

06/05/2025 16:52

Ndër liderët e parë globalë që ka ofruar urime zyrtare për kancelarin e ri gjerman, Friedrich Merz, është presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zelensky ka thënë se shpreson të shohë “më shumë lidership gjerman në çështjet evropiane dhe transatlantike”.

Ai tutje ka shtuar se Ukraina është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe popullit të saj, duke thënë se “dora juaj ndihmëse ka shpëtuar mijëra jetë ukrainasësh”

“Ukraina është thellësisht mirënjohëse për mbështetjen e Gjermanisë dhe popullit të saj. Dora juaj ndihmëse ka shpëtuar mijëra e mijëra jetë ukrainasësh. Ne shpresojmë sinqerisht që Gjermania të bëhet edhe më e fortë dhe se do të shohim më shumë lidership gjerman në çështjet evropiane dhe transatlantike. Kjo është veçanërisht e rëndësishme me të ardhmen e Evropës në lojë – dhe do të varet nga uniteti ynë,” ka thënë Zelensky.