Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje presidentit amerikan Donald Trump që “të qëndrojë në anën tonë”, në ditën kur Ukraina shënon katër vjet nga nisja e pushtimit të plotë rus.
Në një intervistë për CNN nga Kievi, Zelensky tha se beson që Trump dhe ekipi i tij “duan ta përfundojnë këtë luftë”.
I pyetur se çfarë do të dëshironte të dëgjonte nga fjalimi i Trumpit për Gjendjen e Kombit (State of the Union), presidenti ukrainas u shpreh qartë, “Dua që ai të qëndrojë në anën tonë”.
Zelensky foli edhe për komunikimin me SHBA-në, duke theksuar se ekziston bashkëpunim i mirë mes ekipeve negociuese. “Kemi komunikim të mirë mes grupit tonë dhe grupit amerikan”, tha ai.
Ai shtoi se është i bindur se presidenti Trump dhe ekipi i tij vërtet synojnë t’i japin fund luftës në Ukrainë.