Volodymyr Zelensky është takuar në Kiev me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg.
Takimi u zhvillua në kuadër të përpjekjeve diplomatike për të avancuar drejt një zgjidhjeje paqësore të konfliktit, ndërsa Zelensky theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me SHBA-në dhe Evropën në fushën e mbrojtjes.
Presidenti ukrainas shkroi në një postim në Telegram:
“Diskutuam rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë konkretisht së bashku për ta afruar atë. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore për Ukrainën, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse me Evropën. Dhe sigurisht, sanksione kundër Rusisë dhe atyre që e ndihmojnë atë.”
Presidenti ukrainas falënderoi personalisht Keith Kellogg për vizitën dhe mbështetjen, duke u shprehur gjithashtu mirënjohës ndaj Donald Trump.
Vizita e Kellogg në Ukrainë vjen në një moment kritik për sigurinë dhe diplomacinë ndërkombëtare, ndërsa Shtëpia e Bardhë e ardhshme mund të ketë një rol vendimtar në ecurinë e konfliktit Ukrainë–Rusi.