Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të vizitojë Irlandën gjatë rrugës së tij për në SHBA ku do të shkojë për të nënshkruar një marrëveshje të diskutueshme me presidentin Donald Trump për mineralet e rralla të tokës në vendin e tij.
Në aeroportin Shannon ai do të takojë kryeministrin Micheál Martin, i cili ka anuluar një udhëtim në Belfast, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Ministri i Shtetit i Irlandës për çështjet europiane dhe mbrojtjen, Thomas Byrne, tha në një konferencë mbi rolin e Këshillit të Europës në një paqe të qëndrueshme në Ukrainë, tha: “Nuk duhet të ketë asgjë për Europën pa Europën”.
“Së bashku me partnerët tanë të BE-së, Irlanda, do të vazhdojë të formojë mbështetje globale për paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme sipas kushteve të Ukrainës, e cila mbështet sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës dhe e cila bazohet në respektimin e parimeve të kartës së OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar. Dhe ne e dimë se nëse ndonjë marrëveshje paqeje do të zgjasë, ajo duhet të ketë në zemër drejtësinë dhe përgjegjësinë”.
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...