Zelensky reagon pas urimit të Presidentit Begaj për 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës - Gazeta Express
string(89) "zelensky-reagon-pas-urimit-te-presidentit-begaj-per-34-vjetorit-te-pavaresise-se-ukraines"

Shqiperi

Gazeta Express

24/08/2025 21:58

Zelensky reagon pas urimit të Presidentit Begaj për 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës

Shqiperi

Gazeta Express

24/08/2025 21:58

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka reaguar në rrjetin social “X” pas urimit të Presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.

“E falënderoj sinqerisht Presidentin e Shqipërisë, @BajramBegajAL, për fjalët e tij të ngrohta me rastin e 34-vjetorit të Pavarësisë së Ukrainës.

Shqipëria ka mbetur një partner i besueshëm i Ukrainës në arenën ndërkombëtare dhe në nivelin dypalësh.

Pres me padurim zhvillimin e bashkëpunimit tonë,” shkruan Zelensky.

Përmes urimit të datës 24 gusht, Presidenti Begaj rikonfirmonte mbështetjen e plotë të Shqipërisë për integrimin europian të Ukrainës, si dhe qëndrimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të saj.

Në mesazhin e tij, që kreu i shtetit ukrainas ka publikuar në “X”, Presidenti Begaj theksonte: “Më lejoni të ritheksoj qëndrimin e qartë e të palëkundur të Shqipërisë për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës”.