Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua parlamentit suedez përmes një lidhjeje video, duke e cilësuar situatën si “një moment kritik”.
Ai tha se Ukraina po punon ngushtë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë europianë për të përcaktuar hapat drejt përfundimit të luftës me Rusinë.
“Putin kërkon njohje ligjore për atë që ka vjedhur, duke thyer parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit. Ky është problemi kryesor. Ju e kuptoni çfarë nënkupton kjo”, tha Zelensky.
Ai shtoi se gjatë bisedimeve deri tani, Ukraina ka arritur të mbajë në tryezë “çështjet më të njdeshme”, përfshirë lirimin e të gjithë ushtarëve ukrainas të marrë peng dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga pushtuesit rusë.
Megjithatë, Zelensky theksoi se ka ende punë për t’u bërë dhe kërkoi vendime për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.
“Agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që ka nisur”, përfundoi presidenti ukrainas.
Në Reisebüro Prishtina, ne jemi këtu për t’ju bërë çdo udhëtim të thjeshtë, të sigurt. Me përvojë shumëvjeçare dhe...