Zelensky: Putin do njohje të tokave që ka vjedhur, duhet të paguajë për luftën që nisi - Gazeta Express
string(84) "zelensky-putin-do-njohje-te-tokave-qe-ka-vjedhur-duhet-te-paguaje-per-luften-qe-nisi"

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 12:07

Zelensky: Putin do njohje të tokave që ka vjedhur, duhet të paguajë për luftën që nisi

Lajme

Gazeta Express

24/11/2025 12:07

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, iu drejtua parlamentit suedez përmes një lidhjeje video, duke e cilësuar situatën si “një moment kritik”.

Ai tha se Ukraina po punon ngushtë me SHBA-të dhe partnerët e tjerë europianë për të përcaktuar hapat drejt përfundimit të luftës me Rusinë.

“Putin kërkon njohje ligjore për atë që ka vjedhur, duke thyer parimin e integritetit territorial dhe sovranitetit. Ky është problemi kryesor. Ju e kuptoni çfarë nënkupton kjo”, tha Zelensky.

Ai shtoi se gjatë bisedimeve deri tani, Ukraina ka arritur të mbajë në tryezë “çështjet më të njdeshme”, përfshirë lirimin e të gjithë ushtarëve ukrainas të marrë peng dhe kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga pushtuesit rusë.

Megjithatë, Zelensky theksoi se ka ende punë për t’u bërë dhe kërkoi vendime për përdorimin e aseteve ruse të ngrira.

“Agresori duhet të paguajë plotësisht për luftën që ka nisur”, përfundoi presidenti ukrainas.