Zelensky para takimeve në Shtëpinë e Bardhë: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes - Gazeta Express
string(100) "zelensky-para-takimeve-ne-shtepine-e-bardhe-vetem-trump-ka-forcen-per-ta-detyruar-rusine-drejt-paqes"

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 17:16

Zelensky para takimeve në Shtëpinë e Bardhë: Vetëm Trump ka forcën për ta detyruar Rusinë drejt paqes

Lajme

Gazeta Express

18/08/2025 17:16

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka zhvilluar një takim me të dërguarin special amerikan, Keith Kellogg, në Uashington, pak përpara takimit me Donald Trump dhe liderë europianë.

Në një postim në rrjetet sociale, Zelensky u shpreh se “Rusia mund të detyrohet drejt paqes vetëm përmes forcës, dhe Presidenti Trump e ka këtë forcë”.

Ai falënderoi Kellogg për takimin dhe shtoi se Ukraina është “e gatshme të vazhdojë të punojë me përkushtim maksimal për t’i dhënë fund luftës dhe për të garantuar siguri të qëndrueshme”.

“Duhet të veprojmë saktë që paqja të bëhet realitet. Kur flitet për paqe për një vend të vetëm në Europë, kjo do të thotë paqe për gjithë kontinentin,” tha Zelensky.