Zelensky në Parlamentin Europian: Na ndihmoni të kthehemi në shtëpi - Gazeta Express
string(66) "zelensky-ne-parlamentin-europian-na-ndihmoni-te-kthehemi-ne-shtepi"

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:10

Zelensky në Parlamentin Europian: Na ndihmoni të kthehemi në shtëpi

Lajme

Gazeta Express

09/02/2023 12:10

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka mbajtur sot një fjalim në Parlamentin Europian gjatë së cilit këmbënguli në kërkesën që vendi që ai drejton t’i bashkohet familjes europiane.

“Ne duam të vijmë në shtëpi, në Europë,” tha Zelensky gjatë fjalës së tij.

Lexo Edhe:

Lideri Ukrainës theksoi se Ukraina ndan vlera të përbashkëta me Europën, ndryshe nga Rusia që sic u shpreh ai, po tenton që ta kthejë Ukrainën pas në kohë.

“Unë jam këtu që të mbroj rrugën e popullit tim drejt shtëpisë,” u tha Zelensky ligjvënësve europianë.

Ai shtoi se Rusia po tenton të shkatërrojë mënyrën ukrainase dhe europiane të jetesës.

Më tej, presidenti i Ukrainës falënderoi Unionin për “ndihmën jetësore” që i ka mundësuar deri më tani vendit që ai drejton, duke përfshirë këtu edhe ndihmën në armë, furnizime ushqimore, pajisje energjitike dhe karburant.

Zelensky e nxiti bllokun po ashtu që të vijojë të mbajë të njëjtën linjë të mbështetjes për Ukrainën.